Konferencë kombëtare "VETË-RREGULLIMI MEDIATIK DHE SFIDAT ETIKE NË MEDIA"

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni organizon konferencën "VETË-RREGULLIMI MEDIATIK DHE SFIDAT ETIKE NË MEDIA" e cila do të mbahet nesër, më 17 maj (e mërkurë), në hotelin "Holiday Inn", salla Milenium 2, me fillim në ora 11. Në këtë konferencë, të pranishëmve do t'u drejtohen edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, E.T. Samuell Zhbogar dhe Shefi i Misionit të OSBE-së, E.S. Nina Suomalainen.

Axhendën do ta gjeni të bashkëngjitur.

Konferenca organizohet me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit "#ReForMedia - avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediatike", të cilin e zbatojnë Instituti Maqedonas për Media dhe Instituti i Paqes në Lubjanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Download this file (Axhenda-17-05-2017.pdf)  Axhenda 17.05.2017

Што е медиумска саморегулација?