Komunikatë për media 26.07.2017

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) e gjykon rastin e djeshëm pas informatave të mara që televizionit të strumicës Kanal Vis nuk i është lejuar ta përcjellë seancën publike të Këshillit të Komunës Novo selo, ana e nga kryetarit dhe këshilltarit të komunës si dhe me fyerjet dhe fjalët të papëlqyeshmeqë janë bë ndaj ekipit të këtij mediumi.

Leggi tutto...

Komunikatë për media - 20.07.2017

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) e gjykon rastin e fundit kurë ekipi i TV SHENJA ka qenë i ndaluar të raporton për problemet komunale në komunën e Çairit, nga ana e disa simpatizantëve të BDI-së dhe bën thirje për ndërmarje të masave të domosdoshme për pastrimin e qështjeve si të ktij lloji.

Leggi tutto...

Konferencë kombëtare "VETË-RREGULLIMI MEDIATIK DHE SFIDAT ETIKE NË MEDIA"

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni organizon konferencën "VETË-RREGULLIMI MEDIATIK DHE SFIDAT ETIKE NË MEDIA" e cila do të mbahet nesër, më 17 maj (e mërkurë), në hotelin "Holiday Inn", salla Milenium 2, me fillim në ora 11. Në këtë konferencë, të pranishëmve do t'u drejtohen edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, E.T. Samuell Zhbogar dhe Shefi i Misionit të OSBE-së, E.S. Nina Suomalainen.

Leggi tutto...

Reagimi KEMM - 28.04.2017

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), pas incidenteve të djeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku u sulmuan edhe ekipe gazetarësh të disa mediave, apelon për reagim urgjent të policisë dhe të Prokurorisë Publike që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndriçimin dhe spastrimin e incidenteve.

Leggi tutto...

Press Release - 10.04.2017

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë me shqetësim të madh reagon lidhur me rastet e shpeshtuara të keqpërdorimit të disa mediave, veçanërisht në kontekst të situatës aktuale politike, për përhapjen e spekulimeve, propagandës dhe të pavërtetave të cilat mund të intensifikojnë tensionet dhe të çojnë në trazira të mundshme në shoqëri.

Leggi tutto...

Komunikatë për media - 01.03.2017

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dënon ashpër sulmin e djeshëm ndaj ekipit të gazetarëve të portalit A1 On dhe me shqetësim vlerëson se incidenti konfirmon përpjekjet tendencioze për të cenuar lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut për t'u informuar.

Leggi tutto...

Komunikatëpër media - 21.11.2016

Me fillimin e fushatës zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, Këshilli për etikë ne media (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participatorë politik dhe qasje të vazhdueshme për publikun në informacione relevante dhe të besueshme.

Leggi tutto...

Njoftim për opinionin

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dënon sulmin fizik ndaj gazetarit të televizionit Tellma Pavle Bellovski dhe konsideron se incidentet dhe obstruksionet e tilla cenojnë seriozisht lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për t'u informuar.

Leggi tutto...

Komunikatë për media

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), pas paraqitjes së incizimeve të pamontuara të intervistës me prokuroren publike speciale Katica Janeva për RTVM, fton mediat që të mos e keqpërdorin materialin në fjalë dhe të mos bëjnë përpjekje për prezantimin e informacioneve dhe pikëpamjeve të fituara në një kontekst të papërshtatshëm dhe pa respektimin e standardeve për raportim të ndershëm, korrekt dhe objektiv.

Leggi tutto...

Komunikatë për media

Këshilli i Etikës për Mediat në Maqedoni edhe gjatë kohës së zgjedhjeve do të punojë në lehtësimin dhe nxitjen e procesit të vetë-rregullimit dhe zbatim të denjë të standardeve të profesionit, u theksua në konferencën e sotshme për shtyp të Këshillit.

Leggi tutto...

Прес-конференција на Советот за етика во медиумите на Македонија

По повод најавените парламентарни избори, Советот за етика во медиумите на Македонија – СЕММ, во понеделник, 5 септември, во 10:30 часот, во просториите на ЕУ Инфо центарот во Скопје, ќе одржи прес-конференција.

Leggi tutto...

Komunikatë për media

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) reagon lidhur me publikimin e video-incizimit nga incidenti i fundit në Kumanovë kur një person goditi me makinën e tij një familje të tërë, duke përfshirë edhe një të mitur i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Leggi tutto...

Njoftim për opinionin

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) në 18 muajt e kaluar ka pranuar mbi 120 ankesa në baza të ndryshme, u bë e ditur sot në konferencën për shtyp të KEMM-it. „Numri i ankesave të pranuara dhe interesi i qytetarëve, por edhe i organizatave dhe institucioneve të tjera, lë të shpresojmë se vetë-rregullimi si proces mund të ndikojë në mënyrë pozitive në përmirësimin e sistemit mediatik në vend, i cili për momentin gjendet në krizë nga aspekti i profesionalizmit dhe etikës“, informoi Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa pranë KEMM-it.

Leggi tutto...

Komunikatë për media – 03.05.2016.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave, kujton se gazetaria profesionale është një element thelbësor për një demokraci funksionale dhe për realizimin e interesit dhe të drejtave të qytetarëve për qasje në informacione të sakta dhe objektive.

Leggi tutto...

Komunikatë për media – 20.04.2016

Këshilli për etikë në media, duke mbikëqyrur raportimin mediatik pas trazirave të fundit në rafshin politik dhe reagimet e qytetarëve, edhe një herë rikujton mediat që të mos abuzojnë me rolin e tyre dhe të shërbejnë si platformë për nxitjen e situatës dhe shtimin e tensioneve në shoqëri. Duke pasur parasysh të drejtën fundamentale të lirisë së medias, i kujtojmë gazetarët dhe redaktorët që raportimet e mediave duhet të përmbajnë të vërtetën dhe të mos nxisin polemika dhe diskutime, të cilat do të ndezin tensionet dhe do t’i keqësojnë marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve.

Leggi tutto...

Komunikatë për media

Këshilli për etikë në media, reagon ashpër ndaj raportimit tendencioz të disa mediave rreth fjalimit të djeshëm të prokurores Fatime Fetai në konferencën për shtyp, të organizuar nga Prokuroria Speciale Publike.

Leggi tutto...

Што е медиумска саморегулација?